Ylli i futbollit kolumbian në sigurim të rreptë!

Sporti

Ylli i futbollit kolumbian në sigurim të rreptë!

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:08


James Rodriguez, futbollist kolumbian dhe anëtari i ri kampionit evropian, Real Madridi, gjatë prezantimit ishte në sigurim të rreptë. Tifozët ishin të ngazëllyer me praninë e tij në Santiago Bernabeu, ku stadiumi ishte mbuluar nga një numër i madh tifozësh dhe secili dëshironte ta shihte nga afër. Dy tifozë ishin të emocionuar dhe u futën në fushë për të përqafuar yllin kolumbian, njëherësh shënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, por ka reaguar sigurimi duke larguar tifozët. Rodriguez do ta bartë numrin dhjetë në klubin “Mbretëror” dhe ka treguar zemër të madhe, sepse si xhentëlmen mbrojti dy tifozët. Mbi 45 mijë shikues ishin në stadium duke përcjell prezantimin e kolumbianit, i cili ka firmosur për gjashtë vite dhe për 80 milionë euro për klubin madridas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat