Vëllaznimi po e kthen famën e dikurshme!?

Sporti

Vëllaznimi po e kthen famën e dikurshme!?

Nga: Nga Besmir Haxhikadria Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:54

Reagimet sportive

Jo edhe aq larg, para më shumë se një viti më kujtohet një deklaratë e ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Vëllaznimit, Ibrahim Domi, kur tha: Vëllaznimi në vitet e 80-ta dhe të kohës së okupimit ka qenë si kombëtare! Kishte të drejtë atëkohë Domi, sepse ashtu është Vëllëznimi, një klub që e bënë krenar tërë Gjakovën me rrethinë. Vëllaznimi pas luftës sa e sa herë kishte rënë nga elita, por ishte rikthyer dhe gjente forcë që të mobilizohej. Këtë herë u rikthye pas një viti dhe me një forcë edhe më të madhe, sepse ky kolektiv me traditë që vazhdimisht është përplasur me probleme të ndryshme dhe më së keqi me anën financiare. Të gjithë në Gjakovë tash kanë një vullnet të pashoq ta ndihmojnë klubin dhe të kthejnë famën dikurshme që ka gëzuar me vitet me radhë. Është emëruar trajner Genc Hoxha, një trajner i vyeshëm, pastaj janë caktuar ndihmësit e tij, Luan Tabaku, ish-futbollist i dëshmuar dhe që ka qenë njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj ndër vite në ekip.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat