Besa dhe Prishtina, sa kanë njohuri për kundërshtarët?

Sporti

Besa dhe Prishtina, sa kanë njohuri për kundërshtarët?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:52

Besa Famiglia nga Peja, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, do të ndeshet me ekipin nga Estonia, HC Kehra. Pejanët më të mësuar kundërshtarin, menjëherë kanë filluar të mendojnë se a kanë apo jo nevojë që të përforcohen më shumë që të janë sa më të gatshëm për sfidën e parë që luhet me 6-7 shtator dhe ajo e kthimit pas një jave në rrethin e parë të garave të Kupave Evropiane (Kupa e EHF-it). Hendbollisti më përvojë pejan, Enis Kastrati, thotë se është një sfidë shumë e zorshme por shpreson se do të arrijnë qëllimin që të shkojnë më tutje. “Do të jetë ndeshje e vështirë, duke u nisur nga fakti se më nuk ka ekipe të lehta në Evropë. Kështu që, edhe pse krahasuar me ekipe tona të tjera, kemi njëfarë përparësie , megjithatë, do të jetë shumë vështirë”, tha Kastrati. Ai tha se ka pak njohuri për ekipin estonez. “Më të vërtet kam shumë pak njohuri për kundërshtarët, si dhe hendbollin estonez në përgjithësi. E vetmja informatë deri më tani është se janë ekip e re e më perspektiv dhe shumë e papërshtatshme. Gjithsesi se ne tani në ditët në vijim do të mësohet edhe emri i trajnerit dhe ai do të vendos se a ka nevojë për përforcime së bashku me kryesinë e klubit”, thotë Kastrati. Prishtina, si nënkampion, pretendon të përgatitet sa më mirë deri në javën e tretë të nëntorit kur edhe do të ballafaqohen me ekipin norvegjez, Stord Handball. Prishtina është kualifikuar direkt në rrethin e tretë të Challenge Cup, por që ka përballë një rival tepër të fortë. Bardhekaltrit ndeshjen e parë e luajnë me 22-23 nëntor, ndërsa Kreshnik Krasniqi, hendbollist i Prishtinës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)
as një jave luhet ajo e kthimit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat