A do të tejkalohet ngërçi në kick-box?

Sporti

A do të tejkalohet ngërçi në kick-box?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:51

Në sportin e kick-box-it tash e sa muaj është një situatë interesante dhe ka mosmarrëveshje e ndarje të thella. Fatmir Makolli aktualisht është kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës dhe në mënyrë institucionale, ndërsa Bashkim Berisha pretendon se është kryetari legjitim dhe i zgjedhur me votën e shumicës së klubeve. Kjo situatë është tash e tre muaj, por që pritet i gjithë ky lëmsh të zgjidhet në fund të kësaj jave. Bashkim Berisha përmes një komunikate ka thënë se deri në fund të javës pritet të tejkalohet ky ngërç. “Sipas zotimit të Drejtorit të Departamentit të sportit z. Ibër Alaj, se ngërçi i krijuar në Federatën e Kick-boxit të Kosovës tash e tre muaj, pritet që më së largu në fund të kësaj jave të bëhet zgjidhja e problemit dhe te tejkalohen ato në këtë Federatë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat