Mourinho zotohet se do ta fitojnë Premier Leaguen

Sporti

Mourinho zotohet se do ta fitojnë Premier Leaguen

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:47


Në Premier League si gjithmonë lufta për titull është tepër interesante e ashpër dhe si shumë herë kampioni nuk dihet deri në javën e fundit. Edhe edicioni i ri pritet të jetë edhe më joshës në mes skuadrave angleze se cila do të jetë kampion i ri. Manchester City është kampion i ri, ndërsa Jose Mourinho, trajner i Chelseas, tha se tashmë janë më së të bindur se do të stolisen me titullin e kampionit në edicionin e ri që starton në muajin gusht. Mourinho mendon se ka ekipin më të mirë dhe shpreson se në fund do të dalin të parët. Ai ka folur në faqen zyrtare të skuadrës, duke shprehur optimizmin e tij. Ai tha se do të jenë kampion. “Nëse nuk do ta mendoja një gjë të tillë, unë do të shkoja në shtëpi dhe do ta lija dikë tjetër ta udhëheq skuadrën. Ju mund të flisni për ligat tjera, por Anglia është vendi i vetëm ku pesë apo gjashtë skuadra mund ta fitojnë titullin”, tha Mourinho. Kandidatë për titull llogariten: Liverpooli, Manchester Utd, Manchester City, Arsenali, Chelsea dhe ndonjë skuadër tjetër. “Kjo është pse të gjithë e duan Premier League. Unë i respektojë kundërshtarët tanë dhe synimet e tyre, sepse ata kanë synime si ne, por ne e duam titullin e Premier League dhe jemi gati për ta fituar atë”, tha Mourinho. Ai synon me Chelsea që të luftojnë për trofe edhe në gara të tjera si në FA Cup, në Champions League etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat