Befasuese: Messi dëshiroi transferimin te Arsenali

Sporti

Befasuese: Messi dëshiroi transferimin te Arsenali

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:47

E pabesueshme, por e vërtet. Mediat spanjolle raportojnë se Lionel Messi u interesuar rreth një transferimi te Arsenali, para se të vazhdonte kontratën me Barcelonën.

E përditshmja spanjolle, Vozpopuli, e cila e dha e para lajmin për transferimin e Alexis Sanchez te Arsenali, ka dhënë një lajm bombastik sot gjatë ditës.

Sipas kësaj të përditshmeje, ylli argjentinas, Lionel Messi, u interesua rreth një transferimi te Arsenali kohë më parë.

Messi pyeti rreth një mundësie që të kalonte në Emirates, në ditët kur ishte në dyshim rreth vazhdimit të kontratës me Barcelonën.

Megjithatë, ai arriti marrëveshje me krerët e klubit katalan, duke vendosur të vazhdonte qëndrimin në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat