Michael Rogers, për herë të parë fiton një etapë

Sporti

Michael Rogers, për herë të parë fiton një etapë

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:14

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 16-të

Ishte kjo etapa maratonike e Tour de France më e gjata dhe pak kush kishte besuar se do ta fitojë çiklisti asutriak Miachel Rogers, i cili fitoi për herë të parë një etapë në këtë garë, vitin e kaluar kishte fituar dy etapa në Giro d’Italia. Rogers shtegun Carcassonne- Bagneres de Luchone gjatë 237.5 kilometra e përshkoi për 06h07’10’’, duke lënë në pozitën e dytë çiklistin francez Thomas Voeckler, të cilit më 2011 i iku nga dora fitorja vetëm dy etapa para përfundimit të turit, ndonëse të gjithë besonin në fitoren e tij, veç atij dhe në fund doli të ketë pasur të drejt, kur Andy Schelck ngadhënjeu në Paris. Po vazhdon kryesimi i sigurt i çiklistit italian Vincenzo Nibali duket me një epërsi në 4 minuta e 37 sekonda duke arritë kohë të përgjithshme 73h 05' 19''. Tash për tash askush nuk mund ta rrezikojë kryesimin dhe rrugëtimin drejt fitores të Nibalit. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 402 pikë. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë tash e bartë Rafa Majka, me 89 pikë. Fanella e bardhë ndërron pronarin por jo kombi e bartë një tjetër francez Thibaut Pinot me kohë të përgjithshme 73h 10' 25'', si çiklisti më suksesshëm i ri i garës. Çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 17-të në shtegun Saint- Gaudens- Saint Larry të gjatë 124.5 kilometra. Një shteg jo i gjatë vetëm 124 km, i shkurtë dhe një kalim i shpejtë nëpër Pirine që përfundon në majën e lartë 1654 metra lartësi në Pla d’Adet. Kjo maje ka një histori të pasur si etapë fituese e të mëdhenjve George Hiçuncap dhe Lance Armstrong. Megjithëse para kësaj maje kemi edhe dy maje të larta e para në Col de Peyrsourde në 1569 metra dhe e dyta në Col Val laurën në 1580 metra. Çiklistët nisën nga qyteti i Pirinejti me një traditë të çiklizmit Saint- Gaudens. Me 12.500 banorë, ekonomi ë zhvilluar në prodhimin fibrave, biznese të vogla dhe të mesme dhe industri sercel. Ka tetarë, qendra e arteve moderne, muze si dhe organizohet në këtë qytet karnavali i Jazz muzikës. Gara mbyllet në Saint Larry, një qytet turistik me 970 banorë, i njohur me qendër skijimi dhe aktivitete sportive malore tradicionale. I pasur me muze dhe park nacional, organizator i kupës së botës në ski, ka klube sportive ndër to edhe ragbi klubi.

Renditja e etapës së 16-të
1. Michael Rogers (AUS) Tinkoff-Saxo 06h 07' 10''
2. Thomas Voeckler (FRA) Europcar 06h 07' 19''
3. Vasili Kiryienka (BLR) TEAM SKY 06h 07' 19''
4.Jose Serpa (COL ) Lampre – Merida 06h 07' 19''
5. Cyril Gautier (FRA) Europcar 06h 07' 19''
6. Greg Van Avermaet (BEL) BMC RACING 06h 07' 23'''
7. Michal Kwiatkowski (POL) Omega Pharma 06h 07' 46''
8. Matteo Montaguti (ITA) La Mondiale 06h 08' 00''
9. Jelte Slagter (NED) Garmin- Sharp 06h 09' 21''
10. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Belisol 06h 09' 21''
Renditja e përgjithshme
1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 73h 05' 19''
2. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 73h 09' 56''
3. Thibaut Pinot (FRA) FDJ.FR 73h 10' 25''
4. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 73h 11' 27''
5. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 73h 11' 59''
6. Tejay Van Garderen (SHBA) Bmc Racing 73h 14' 44''
7. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 73h 14' 51''
8. Laurens Ten Dam (NED) Belkin Pro Cycling 73h 16' 31''
9. Michal Kwiatkowski (POL) Omega Pharma 73h 16' 47''
10. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 73h 16' 52''

Renditja ekipore
1. AG2R LA MONDIALE (FRA) 219h 28' 01''
2. DBELKIN PRO CYCLING (NE) 219h 54' 22''
3. TEAM SKY (GBR) 220h 07' 20''
4. MOVISTAR TEAM (ESP) 220h 22' 57''
5. BMC RACING TEAM (SHBA) 220h 23' 47''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat