Dunga, trajneri i ri i Brazilit

Sporti

Dunga, trajneri i ri i Brazilit

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:44

Brazili e ka emëruar Dungan si menaxher për herë të dytë, dy javë pasi ekipi kombëtar i Brazilit në futboll janë “shkatërruar” prej kombëtares së Gjermanisë, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Kupës së Botës.

Kjo ndeshje përfundoj me rezultatin 7:1.

Ky rezultat bëri që selektori i asaj kohe, Luiz Felipe Scolari të jap dorëheqje.

50 vjeçari Dunga, që ishte kapiten i Brazilit në kohën kur e fitoj Kupën e Botës për herë të katërt në vitin 1994, ishte trajner i ekipit kombëtar në vitin 2010, por më pas ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit për shkak se kishte dështuar që ta çoj Brazilin përtej çerekfinales në Kupën e Botës që u mbajt në Afrikën e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat