Zyrtarizohet Rodriguez te Reali

Sporti

Zyrtarizohet Rodriguez te Reali

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:20

Në orën 14:02 me atë shqiptare erdhi dhe zyrtarizimi, është ora dhe minuta në të cilën James Rodriguez u bë një lojtar i Realit të Madridit. Në këtë mënyrë erdhi dhe zyrtarizimi i shumëpritur, një goditje galaktike për Realin e Carlo Ancelottit, një goditje e perfeksionuar prej ditësh, por që tani u sanksionua nga komunikata e klubit, pasi në mëngjes kolumbiani kishte kryer vizitat mjekësore në një klinikë të Madridit.James Rodrigez është blerja e dytë e madhe e kësaj merkatoje të Realit pas asaj të Tony Kroos, por që padyshim është goditja e vërtetë e kësaj vere. Reali në fakt ka kryer një goditje prej 90 karatësh dhe prej 80 milionë eurosh. Është kjo shifra që do t’i paguhet Monacos dhe si shkëmbim në Madrid shkon futbollisti zbulim i Botërorit në Brazil. Akordi me Monacon u mbyll pa përfshirjen e kundërshpërblimeve teknike. Reali do të derdhë në arkat e klubit të principatës 80 milionë euro. Vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 6-vjeçare prej 7 milionë eurosh në vit. Në Madrid i kanë gjetur shtëpinë dhe numrin e fanellës. Ai do të mbajë mbi shpinë 10-ën. Ajo e Rodriguez është blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Realit të Madridit, pas asaj të Bale verën e kaluar për të cilin Tottenhamit iu paguan 100 milionë euro dhe asaj të Cristiano Ronaldos për të cilin u derdhën 94 milionë euro në arkat e Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat