Flet Llazari për ndeshjen me Rumaninë dhe Italinë!

Sporti

Flet Llazari për ndeshjen me Rumaninë dhe Italinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:50

Alfred Llazari, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se çdo rival është shumë i vështirë për kualifikimet në Euro 2018! Kosova është në grupin C me Italinë dhe Rumaninë. “Çdo rival është i vështirë për ne që jemi si fillestar! Sepse tradita është në anën e Rumanisë dhe të Italisë. Kosova është si kombëtare e re, me shumë pak lojëra miqësore të zhvilluar në arenën ndërkombëtare, si dhe edhe vet klubet kanë shumë pak ndeshje të luajtura jashtë vendit dhe pothuajse më shumë bazohen në lojtarë të huaj se sa vendorë. Për Rumaninë luajnë hendbollist me emra eminent dhe janë shumë të fortë”, tha Llazari.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat