Kosova në grup me Italinë dhe Rumaninë

Sporti

Kosova në grup me Italinë dhe Rumaninë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2014 Në ora: 11:24

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) është në grupin C të parakualifikimeve për Euro 2018. Kosova është në grup me kombëtaren e Italisë dhe të Rumanisë, një grup shumë i fortë. Kombëtarja jonë për herë të parë në histori do të garojë zyrtarisht. Ky është lajmi më i mirë. Në Vjenë, në selinë e Federatës së Hendbollit Evropian, është hedhur shorti për Euro 2018. Kombëtarja jonë mësoi rivalët e saj. Përzgjedhësi Alfred Llazari tash i di rivalët dhe e ka më së të qartë se është mjaft vështirë, pasi që ballafaqohen me Rumaninë dhe Italinë. Më e rëndësishmja është se Kosova do të garojë zyrtarisht në ngjarjen më të madhe evropiane dhe faktikisht është historike në përgjithësi për sportit tonë. Hendbolli është prej sporteve kolektive i pari që do të garojë si kombëtare në ngjarjen më të madhe evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat