Shaqiri në vend të Rodríguezit

Sporti

Shaqiri në vend të Rodríguezit

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 08:51

Xherdan Shaqiri vazhdon të kërkohet nga klube të ndryshme evropiane. Së fundi, interesim për yllin kosovar ka shfaqur Monaco. Reprezentuesi zviceran konsiderohet si zëvendësim adekuat për James Rodríguezin, i cili do t’i bashkohet Real Madridit.
Pas Liverpoolit, Juventusit, Milanit dhe Romës në garë për Xherdan Shaqirin ka hyrë edhe skuadra e famshme nga Ligue 1, Monaco.

Sipas medieve të huaja ylli kosovar mund të jetë pasues i yllit të Monacos, James Rodriguezin që pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Shaqiri ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të gjen klubin e ri, pasi te Bayern Munich nuk është i kënaqur me kohën e ofruar nga trajneri Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat