Voeller: Kramer nuk do të largohet

Sporti

Voeller: Kramer nuk do të largohet

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 00:57

Drejtori sportiv i Leverkusen, Rudi Voeller përgënjeshtroi lajmin për kalimin e Kramer te Napoli. Ai deklaroi se i njeh mirë zërat e merkatos, duke shtuar se mesfushori do të qëndrojë edhe për një sezon te Borussia Monchengladbach ku është i huazuar dhe më pas do të rikthehet te “Aspirinat”. 54-vjeçari theksoi se Kramer është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat