Nibali këmbëngul se do ta fitojë kurorën, ka mësuar nga gabimet e kaluara

Sporti

Nibali këmbëngul se do ta fitojë kurorën, ka mësuar nga gabimet e kaluara

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:01

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të

Së bashku me Tour de France dhe Vuelta a Espana, Giro d’Italia përbëjnë tri garat më prestigjioze tre javore të çiklizmit botëror. Kush ngadhënjen në këto tri gara, hynë në mesin e legjendave të çiklizmit botëror, në mesin e më të lavdishmeve. Deri me tash historia e çiklizmit njeh 9 legjenda të çiklizmit; Eddy Merckx, Mario Cipollini,, Jan Ullrich, , Fausto Coppi, Binard Hinault, Miguel Indurain, Greg Lemond, Sean Kelly dhe Jens Voigt. A do t’i bashkëngjitet kësaj liste Nibali mbetet të shihet? Gjasat janë në anën e tij. Italian ka fituar në vitin 2010 Vuletën dhe Girod’Italia më 2013. Tash radhën e ka Tour de France.

Cilat janë gjasat e Nibalit?
Nibali, fitoi etapën e dytë të këtij edicioni dhe për 8 ditë mbajti kryesimin dhe fanellën e verdhë për të ia dorëzuar në etapën e 9-të Tony Gallopinit, për vetëm një ditë dhe sërish, italiani rimori kryesimin pas etapës së 10-të, për të mos zbritur më, madje duke thelluar gjithnjë e më shumë epërsinë. Nibali, në çdo etapë po sulmon dhe ka fituar kohë sidomos në ngjitje më shumë se rivalët dhe momentalisht ka një epërsi prej 4 minutave e 37 sekonda, kundrejt ndjekësit të tij spanjollit Alejandro Valverde. Tashmë të gjithë e kanë të qartë e pothuajse është e sigurt se Nibali ka për të mbajtur fanellën e verdhë dhe kryesimin deri në fund në Champs Elysees ku edhe përfundon gara. Ai më herët Dy vjet më parë Nibali u sfidua nga çiklisti anglez Bradley Wiggins së pari dhe së fundi nga Chris Froome, kampioni aktual i Tour de France, dhe tash asnjëri prej tyre nuk kanë në këtë edicion. Nibali nuk ishte i suksesshëm sidomos në ITT(Koha individuale me kronometër) duke humbur aq shumë kohë dhe ka përfunduar në renditjen e përgjithshme i treti. Nga duket se Nibali ka dalë me përvojë siç shprehet ai edhe më i pjekur dhe i vendosur për ta fituar garën."Këto vitet e fundit unë kam mësuar shumë në çdo garë të madhe duke pranuar çdo kritikë që ishte për të mirën time " ka thënë çiklisti italian e Astanës, par ditës së dytë të pushimit në Tour. "Këto dy javët e para kanë shkuar mjaft mirë, ekipi ka punuar vërtetë me vështirësi, por unë u ndjeva me të vërtetë mirë dhe nuk kam pasur asnjë ditë e keqe. Në tre vitet e fundit unë kam punuar ta përmirësojë kohën individuale me kronometër, veçanërisht pozicionin tim, duke punuar në rrugën e duhur, dhe unë kam gjetur zgjidhjen. Edhe vitin e kaluar në Giro ishte e rëndësishme dhe unë u përpoqa që të mos humb shumë kohë, sepse kjo është themelore dhe fitova.

Duhet të menaxhohet mirë gara
Edhe pse italiani apo siciliani që vjen nga kjo pjesë e Italisë tregon se ishte lodhur nga një stinor i gjatë kur vitin e kaluar kishte fituar Giro d'Italia, ai ka dalë të mësojë diçka me rëndësi. "Kam mësuar se ju duhet të përpiqeni për të menaxhuar garën në një mënyrë më të mirë, edhe me ekipin, sepse është shumë e rëndësishme," është shprehur 29-vjeçari. Këtu kam ardhur në këtë garë, me përgatitjen më të mirë, jam përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë stinorit me qëllim për të arritur kulmin tim në Tour de France, dhe kjo është mënyra që unë dëshirojë. “Nibali, thotë se deri me tash ka qenë Tour brutal me një numër të problemeve dhe jo të gjithë arritën të vazhdojnë garën sidomos tre ish-fituesit dhe favoritët për ta fituar këtë garë si Froome, Alberto Contador dhe Andy Schleck , të cilët u rrëzuan dhe pësuan lëndime së bashku me sprinterim Mark Cavendish. Disa thonë se ky Tour është më i vështirë, por Nibali nuk pajtohet. “Tour ka qenë gjithmonë si ky pak a shumë, unë nuk e mbaj mend ndonjë faza të qetë e komode " përfundoi ai, duke shpresuar në fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat