Nedved: Conte nuk kishte më energji për të vazhduar

Sporti

Nedved: Conte nuk kishte më energji për të vazhduar

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 22:28

Në një intervistë për mediat çeke, ish-mesfushori i bardhezinjve sqaroi disa gjëra mbi zgjedhjen e teknikut për të lënë stolin e kampionëve të Italisë.

Lamtumira e Conte-s i ka surprizuar të gjithë, edhe Pavel Nedved që sot është Anëtar i Këshillit Administrativ të Juventus-it. Në një intervistë për mediat çeke, ish-mesfushori i bardhezinjve sqaroi disa gjëra mbi zgjedhjen e teknikut për të lënë stolin e kampionëve të Italisë. “Antonio dha dorëheqjen pasi nuk kishte më energjitë e nevojshme për të vazhduar dhe jo për divergjenca me drejtuesit e klubit. Donte të largohej që në Maj, por kishim folur dhe u bind që të mendohej gjatë pushimeve. Kur u kthye vendosi që nuk dëshironte më të vazhdonte”.

Sipas Nedved shumë gjëra që janë shkruar e thënë këto ditë nëpër media nuk korespondojnë me të vërtetën, me fituesin e “Topit të Artë” në vitin 2003 që u shpreh. “Asgjë nga ato që është thënë nëpër media mbi dorëheqjen e Conte-s nuk është ekzakte. Conte thjesht ishte i lodhur. Vendimi i tij na befasoi, edhe pse në fund të sezonit na e kishte thënë”. Gjithsesi nga dorëheqja e Contes kanë kaluar disa ditë, dhe mes polemikave te Juve ka filluar epoka Allegri. Është koha për të parë nga e ardhmja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat