Barça, B. Munich e Man. United në ndjekje të Cuadrados

Sporti

Barça, B. Munich e Man. United në ndjekje të Cuadrados

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 21:57

Kolumbiani i Fiorentinës është ende me pushime, por deri të Premten e ardhshme pritet të vendoset e ardhmja e tij.

Deklarata e Andrea Della Valle i cili u shpreh, “Nëse nuk ka stimujt e duhur mund të largohet”, ka rihapur garën për Juan Cuadradon. Kolumbiani i Fiorentinës është ende me pushime, por deri të Premten e ardhshme pritet të vendoset e ardhmja e tij.

Barcelona ka një akord me futbollistin, por dëshiron të paguajë më pak se 40 milionë Eurot që kërkon klubi vjollcë. Në listën e pretendentëve është edhe Bayerni i Mynihut, si dhe Manchester United. Bëhet fjalë për një ankand të vërtetë ku për momentin janë favoritë katalanasit, për një arsye të thjeshtë, mund të mbështeten te preferenca e Cuadrado. Por Fiorentina e di mirë se adresimi i tratativës në një tavolinë të vetme do të kishte pasoja për koston e operacionit, që natyrisht do të ishte më e ulët.

Për këtë arsye klubi italian po shikon përreth duke bërë sondazhin në merkato. Barcelona, nëpërmjet Drejtorit Sportiv Zubizarreta, i ka realizuar kontaktet e para me shoqërinë vjollcë dhe do të bëjë lëvizjen vendimtare javën e ardhshme, pasi i duhet t’iu paraprijë lëvizjeve të rivalëve. Bayerni, sipas të përditëshmes katalanase “Sport”, ka vendosur të hidhet në sulm për Cuadradon, pavarësisht se Guardiola preferon Reus. Por në këtë rast, fiton linja e Rummeniges.

Pastaj është dhe Manchester United që në këtë verë nuk po kursehet për shpenzimet e merkatos. Van Gaal është shumë i interesuar për Cuadradon dhe mund të përmbushë shumën prej 40 milionë Eurosh që kërkon familja Della Valle. Në fund hipoteza e fundit dhe më pak e mundshmja është qëndrimi i Cuadrados te Fiorentina. Me gjithë këto shoqëria të mëdha në radhë dhe mbi të gjithë të predispozuara për të paguar, zemra kalon në plan të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat