Salah thërritet në Egjip për shërbim ushtarak

Sporti

Salah thërritet në Egjip për shërbim ushtarak

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 21:17

Jose Mourinho mund të gjendet nga njëri moment në tjetrin pa Mohamed Salah, mesfushorin 22 vjeçar me tipare sulmuesi.

Lajmi vjen nga Egjipti dhe bëri në pak kohë xhiron e faqeve online britanike. Jose Mourinho mund të gjendet nga njëri moment në tjetrin pa Mohamed Salah, mesfushorin 22 vjeçar me tipare sulmuesi. Siç bën të ditur “King Fut”, një faqe interneti që merret kryesisht me futbollin afrikan, Egjipti ka thërritur në atdhe futbollistin e Chelsea-t, i cili shënoi edhe në fitoren e fundit 3-2 të Bluve në miqësoren me Wimbledon pasi lojtari duhet të kryejë shërbimin ushtarak që është i detyrueshëm në vendin e tij.

“Është një lajm që na shokoi, - deklaroi Ahmed Hassan, ish futbollist dhe menaxheri aktual i kombëtares së Egjiptit, - Mohamed Salah para pak kohës më tha se po përpiqet që ta përfaqësojë Egjiptin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kjo na qenka mënyra me të cilën i përgjigjet vendi i tij”.

Edhe klubi i Premier League po vihet në lëvizje për të ndihmuar egjiptianin që të mos shkojë në Egjipt për të kryer shërbimin ushtarak, duke evituar në këtë mënyrë që të humbasë një lojtar të rëndësishëm për Mourinhon, që vetëm pak orë më parë e kishte deklaruar të mbyllur merkaton e Bluve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat