Frikë për Zanettin, kërcënohet me pistoletë

Sporti

Frikë për Zanettin, kërcënohet me pistoletë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 20:18

Zv/presidenti i Interit është bërë protagonist i një episodi të frikshëm në qytezën Banfield ku u sulmua nga disa njerëz të armatosur.

Një natë që do të mbahet mend gjatë ajo e Javier Zanettit në Argjentinë. Zv/presidenti i Interit është bërë protagonist i një episodi të frikshëm në qytezën Banfield ku u sulmua nga disa njerëz të armatosur në momentin që ndodhej në makinë bashkë me të atin. Sipas asaj që raporton gazeta lokale “Diario Popular”, ish kapiteni i Interit u kërcënua me një pistoletë duke u detyruar t’ua dorëzonte makinën grabitësve në qendër të qytetit argjentinas.

Kriminelët e kërcënuan disa herë me jetë ish lojtarin dhe pasi hipën në makinë u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Zanetti komunikoi menjëherë me policinë e cila nisi kërkim për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave, uniformat e rendit janë shumë pranë arrestimit të autorëve, të cilët tashmë janë identifikuar. Një histori që mesa duket përfundoi me një fund të lumtur për kapitenin, i cili ndodhet në vendlindje për të kaluar disa ditë në shoqërinë e familjes dhe miqve të tij të vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat