Gjoka: Shpresojmë te rezultati pozitiv

Sporti

Gjoka: Shpresojmë te rezultati pozitiv

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 00:27

Trajneri Ernest Gjoka dhe futbollisti Franc Veliu ishin të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp.

Flamurtari zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Ploest në prag të ndeshjes me Petrolul në orarin e ndeshjes dhe përpara saj trajneri Ernest Gjoka dhe futbollisti Franc Veliu ishin të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp, ku dhanë përshtypjet e tyre për këtë përballje. Gjoka shpreh konsideratë për emrin e kundërshtarit dhe theksoi se të tijtë do të japin më të mirën në fushë.

“Është një ndeshje e vështirë, me një kundërshtar që e respektojmë shumë për emrin që ka dhe për sezonin që ka zhvilluar në kampionatin rumun një vit më parë. Nuk do ta kemi të lehtë por kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv. Kemi studiuar Petrolulin dhe kemi krijuar një ide, se si luan ky ekip”.

Ndërkohë Franc Veliu deklaroi se vlonjatët kanë punuar fortë gjatë kësaj jave për t’u përballur me një kundërshtar serioz.

“Nuk do të jetë e lehtë ndaj një ekipi si Petroluli që ka shumë lojtarë të mëdhenj, por ne kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe për të realizuar objektivin tonë. Të gjithë kemi besim se mund t’ia dalim mbanë të kalojmë më tej por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Gjithsesi do të japim më të mirën tone”.

Në raundin parardhës, Flamurtari eliminoi falë golit në fushë kundërshtare, gjeorgjianët e Sion Bolnisi, të cilët i mundi me rezultatin 3-2 në Gjeorgji përpara se të mundej 2-1 në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat