Protestë e veçantë e ekipit Shenzhen Ruby

Sporti

Protestë e veçantë e ekipit Shenzhen Ruby

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 23:40

Në përfundim të takimit, lojtarët e Shenzhen Ruby shpërndanë dhe një komunikatë për mediat..

Njerëzit në Botë për futbollin kinez kanë dëgjuar vetëm për skuadrat e mëdha, si Guangzhou Evergrande por ka dhe klube të tjera në vend, të cilat cdo ditë luftojnë për mbijetesë, sic ishte rasti i Shenzhen Ruby. Në ndeshjen e turit të tretë të FA Cup të Kinës, kjo skuadër gjeti një mënyrë të vecantë për të protestuar për mos marrjen e pagave për muaj të tërë. Futbollistët e ekipit e nisën takimin me vonesë teksa zbritën në fushë me parrulla kundër drejtuesve të shoqërisë dhe nëpërmjet të cilave kërkonin që të shlyeshin të gjitha detyrimet financiare ndaj tyre. Ndërkohë që 30 sekondat e para të lojës lojtaret e skuadrës së Shenzhen Ruby nuk lëvizën fare në fushë në shenjë proteste dhe futbollistët miq e nxorrën topin jashtë fushe për t’u solidarizuar me kundërshtarët e tyre.

Skuadra e Shangdong Luneng fitoi me rezultatin 5-0 këtë takim por në pjesën e dytë, futbollistët vendas kryen një tjetër veprim teksa dolën të 11-të njëherazi nga fusha për të marrë trajtim mjekësor dhe vetëm 8 prej tyre u rikthyen për të luajtur. Në përfundim të takimit, lojtarët e Shenzhen Ruby shpërndanë dhe një komunikatë për mediat, nëpërmjet të cilave kërkonin shlyerjen e të gjitha detyrimeve financiare ndaj tyre, të cilat i kishin fituar duke derdhur djersë dhe gjak në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat