Valbuena mes Milanit dhe Moskës

Sporti

Valbuena mes Milanit dhe Moskës

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 22:38

Drejtuesit e Milanit janë duke i vëzhguar disa lojtarë. Emrat të ndryshëm qarkullojnë këto ditë të cilët janë të lidhur me kalimin në “San Siro”.

Një nga futbollistët që mund të vesh fanellën e kuqezi është edhe mesfushori i Marseille, Valbuena.

Mediat italiane shkruajnë se klubi francez ka arritur marrëveshje me Dinamon e Moskës për reprezentuesin francez, por duket se lojtari është i prirur që të gjej arazhman në ndonjë klub më të madhe.

Thuhet se lojtari ka dy ditë në dispozicion që të vendose për transferimin në Moskë, dhe nga kjo situate e krijuar, Milani është futur në lojë duke provuar që ta rrëmbejë mesfushorin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat