Oblak te Atletico për 16 mln euro

Sporti

Oblak te Atletico për 16 mln euro

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 21:58

Klubi kampion i Spanjës mbylli me sukses marrëveshjen me Benfikën për blerjen e Jan Oblak.

Atletiko Madridit nuk humbi kohë për të gjetur zëvendësuesin e Thibaut Cortouis për sezonin e ri. Klubi kampion i Spanjës mbylli me sukses marrëveshjen me Benfikën për blerjen e Jan Oblak. 21 vjecari transferohet në “Vincente Calderon” për shumën e 16 milion euro dhe cilësohet si një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror ndërmjet dy shtyllave. Oblak në total është aktivizuar në 16 ndeshje me klubin portugez dhe në “Da Luz” luan që prej vitit 2010.

Megjithatë në pjesën më të madhe ai është huazuar nga “shqiponjat” e Lisbonës në skuadra të tjera të Superligës portugeze si Olhanense, Beira Mar, Uniao Leira apo Rio Ave. Në total ka luajtur gjithashtu dhe tre ndeshje për ekipin kombëtar të Sllovenisë, me të cilin cilin debutoi në vitin 2012 në sfidën me Norvegjinë. Oblak mendohet se në sezonin e ri do të jetë portieri i parë i los colchoneros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat