Policia në gjurmët e dosjes së Schumit

Sporti

Policia në gjurmët e dosjes së Schumit

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 23:43

Autorët e vjedhjes së kartelës mjekësore të Michael Schumacher, shumë shpejt mund të përballen me dorën e rreptë të drejtësisë. Gjatë kohës që transportohej nga Franca drejt Zvicrës për të vazhduar procesin e rehabilimit, 7 herë kampionit të Formula 1 iu zhduk në mënyrë misterioze dosja e plotë me çdo detaj të gjendjes së tij shëndetësore. Kartela jo vetëm që ishte vjedhur, por përgjegjësit u shfaqën mes hijes në skenë, duke kërkuar 50 mijë Euro në këmbim të saj. Pas gati 3 javësh, policia në Francë është vendosur në gjurmët e hajdutëve dhe dyshimet i çojnë pikërisht në Zvicër dhe si për rastësi te e njëjta kompani helikopterësh, që ka bërë transportin e Schumit. Autoritetet franceze nuk mund të bëjnë më shumë, kështu që vazhdimin e hetimeve ia kanë pasuar policisë zviceriane.

Ndërkohë për gjendjen aktuale të gjermanit vijnë të dhëna kontradiktore. Bashkëshortja e tij Corinna, pak ditë më parë dha lajmin e gëzueshëm se Michael ka përmirësime të vogla, por shpresat marrin një shuplakë nga Gary Hartstein. Ish mjeku i Formula 1 deklaroi se ish kampioni mund të ketë në njëfarë mënyre kontakte me Corinnën, por më shumë se kaq do të ishte mrekulli. Hartstein, një kritik i njohur i stafit të Schumit për mënyrën e menaxhimit të situatës në media, insistoi se askush nuk duhet të presë që ish piloti të rikuperohet plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat