Angela Merkel: Botërorin e fiton Gjermania

Sporti

Angela Merkel: Botërorin e fiton Gjermania

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 20:18

Gruaja më e pushtetshme në Botë, e cila e mban postin e Kancelares që nga viti 2005, ka udhëtuar drejt Brazilit për të qenë e pranishme në tribunën e “Maracanas”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel beson verbërisht në suksesin e përfaqësueses së saj në finalen e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Rio De Janeiro. Gruaja më e pushtetshme në Botë, e cila e mban postin e Kancelares që nga viti 2005, ka udhëtuar drejt Brazilit për të qenë e pranishme në tribunën e “Maracanas” në mbështetje të “Pancerave” në sfidën më të rëndësishme që pas finales së humbur në 2002 ndaj Brazilit.

Sipas Merkel, Gjermania është skuadra më e fortë në Botë dhe do të japë gjithçka në fushë për ta ngritur lart trofeun për herë të katërt në histori, magjithatë ajo i bën thirrje “Die Mannschaft” që të mos e nënvlerësojë Argjentinën. Këtë deklaratë ajo e dha gjatë një mbledhjeje të Unionin Kristiandemokrat. Gjatë qeverisjes së saj, Gjermania ka arritur tri herë në gjysmëfinale të Botërorit në vitin 2006 dhe 2012 dhe 2014, por vetën në këtë turne që po zhvillohet në Brazil ka mundur të prekë finalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat