Brazuca topi më i mirë i Botërorëve

Sporti

Brazuca topi më i mirë i Botërorëve

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 19:21

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Botërorit ndërmjet Argjentinës dhe Gjermanisë, FIFA bëri të ditur se topi finales është gati. Por nëse kjo Kupë Bote deri tani ka qenë e mrekullueshme dhe plotë spektakël për këtë një meritë të madhe e ka topi Brazuka i cili është konsideruar edhe si më i miri i prodhuar ndonjëherë për ndeshjet finale të një Botërori. Kompania e famshme e veshjeve sportive Adidas kësaj here goditi me të vërtetë në shenjë duke prodhuar një top me të vërtetë fantastik si për nga bukuria ashtu edhe sa i përket cilësisë. Shumë skuadra që kanë marrë pjesë në Botërorin e Botërorëve kanë aplikuar një futboll ofensiv duke menduar më shumë për sulmin sesa për mbrojtjen. Ky fakt dallohet qartë nga numri i madh i golave të shënuar që deri në fazën gjysmëfinale ka arritur kuotën e 168 finalizimeve.

Por nëse shumkush mendon se në këtë aspekt topi Brazuca nuk ka patur aspak ndikim gabohet pasi ai ka qenë shumë i rëndësishëm. Rabindra Mehta një inxhinier i Nasa deklaroi se topi Brazuka ka patur një rol thelbësor në lojën spektakolare dhe shumë ofensive që kanë aplikuar skuadrat pjesëmarrëse në këtë Botëror. Sipas asaj që ai thotë topi Brazuca nuk është aq i lehtë sa topi Jabulani që u përdor katër vjet më parë në Botërorin e Afrikës së Jugut, madje ky i fundit u kritikua shumë si nga sulmuesit ashtu edhe nga portierët. Për të parët topi Jabulani nuk mund të kontrollohej ashtu siç ata dëshironin ndërkohë që portierët e kishin shumë të vështirë për të kuptuar drejtimin që ai merrte. Në këtë aspekt Brazuca është shumë herë më kualitativ. Sipas Mehtas topi që është përdorur në Brazil 2014 mund të kontrollohet shumë më lehtë nga sulmuesit, ndërkohë që mund ti japin atij edhe drejtimin që ata dëshirojnë. Aerodinamika me të cilën është ndërtuar Brazuca është shumë efikase dhe duke u bazuar në ato që deklaron inxhinieri i Nasës, nëse në Brazil 2014 janë shënuar gola me bollëk një meritë të madhe për këtë e ka padyshim topi i famshëm i prodhuar nga kompania Adidas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat