Kosova pranohet në IHF me drejta të plota

Sporti

Kosova pranohet në IHF me drejta të plota

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 16:27

Për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe në përgjithësi sportin tonë vjen lajmi më i mirë i mundshëm nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF), pas mbajtjës së mbledhjes së organit më të lartë të IHF-it Këshillit të përgjithshëm që pas Kongresit është organi më i lart vendimamarrës i këtij institucioni botëror.

Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm u mbajt më 8 korrik në Zagreb të Kroacisë, dhe vendimi që morri IHF-i në këtë mbledhje ishte pa dyshim pranimi i Federatës së Hendbollit të Kosovës me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit, dhe Federata e Hendbollit e Kosovës do jetë prej sporteve kolektive, si asociacioni i parë i pranuar me drejta të plota në Federatën e Hendbollit Evropian (IHF-i dhe EHF).

Federata e Hendbollit Botëror (IHF) e informon FHK-në , se ky vendim do te hyje ne fuqi, pas pranimit të FHK-së me të drejta të plota në Federatën Evopiane të Hendbollit Evropiane në Kongresin e 12-të që mbahet në Dablin te Irlandës nga data 18-21 shtator 2014, (me ç`rast Komiteti Ekzekutiv iI EHF-it e ka vënë çështjën e Kosovës në rend dite dhe do të votohet nga delegatët e pranishëm për anëtarësim me të drejta të plota). Me rastin e pranimit me drejta të plota në EHF, FHK automatikisht do të pranohet në IHF, bën të ditur letra zyrtare e presidentit të IHF-it dr Hassan Moustafa që dje i adresoi njeriut të parë te hendbollit Kosovar presidentit Eugen Saraçini.

Duhet theksuar se ky vendim është marrë pas një pune intensive dhe në vazhdimësi e drejtusve te hendbollit Kosovar në krye me Eugen Saraçinin, president i FHK-së, i cili ka pasur takimet të shumta me kryetarë të federatave të ndryshme veçmas me Hasan Moustafën, presdientin e IHF-it dhe krerët e EHF-it presidentin Jean Brihault (Briho) dhe Michael Wiederer, sidomos nga Kongresi i 34-të i IHF-it i mbajur në Qatar. Këto takime dhe korospodenca kanë ndikuar që të përshpejtohet procesi i pranimit në EHF me të drejta të plota dhe kjo punë tani më është edhe akt i kryer.
Në fakt, FHK është e pranuar me drejta të kushtëzuara në EHF që nga 18 dhjetori i vitit 2004, kur iu lejua me klube pjesëmarrja në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat