Gjermania ka rrënuar imazhin e Brazilit

Sporti

Gjermania ka rrënuar imazhin e Brazilit

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:05

Humbja e thellë nga Gjermania ende po e mundon Felipe Scolarin. Ai thotë se pas kësaj disfate imazhi i Brazilit është rrënuar. Megjithatë, trajneri brazilian thotë se Seleçao ka bërë punë të mirë në Botëror.
Felipe Scolari do ta mbaj në mend gjatë humbjen nga Gjermania me rezultat të thellë 7:1, në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Ai thotë se pas kësaj disfate imazhi i Brazilit është rrënuar. Megjithatë, trajneri brazilian thotë se Seleçao ka bërë punë të mirë në Botëror.

“Pas Kmapionatit botëror do të shkoj përpara me jetën time dhe do të flas me familjen, por asgjë nuk do të jetë më sikur më parë. Mbështetja e njerëzve kur eci në rrugë, është më e fortë se që kam menduar”, tha Scolari

“Imazhi jonë është shkatërruar pas një rezultati katastrofal. Por, nëse e shikojmë në përgjithësi, e kemi bërë një punë të mirë në këtë turne”, shtoi ai.

Brazili do ta ketë edhe një ngushëllim pas eliminimit nga Gjermania. Seleçao do të luaj për vendin e tretë në Botëror me Holandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat