Kampione Gjermania ose kush eliminon vendin e tretë

Sporti

Kampione Gjermania ose kush eliminon vendin e tretë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:28

Në prag të finales së Botërorit, kanë dal në pah edhe shifra apo statistika mjaft interesante. Nëse do ndiqet rregulli i 24 viteve, Gjermania del kampione bote. Kjo për arsyen se: Brazili fitoi Botërorin e tretë në vitin 1970 dhe të katërtin 24 vite më pas. Italia fitoi të tretin në vitin 1982 dhe të katërtin më 2006-ën. Ndërkohë, Brazili të tretin e ka fituar më 1990-ën dhe i katërti i bie fiks në 2014-ën.

Por, një kuriozitet tjetër ka të bëjë me skuadrën që eliminon atë që renditet e treta. Që nga edicioni i vitit 1974 dhe deri tani (me vetëm dy përjashtime), ekipi që ka mundur në gjysmëfinale Kombëtaren që është renditur e treta, ka ngritur trofeun e kampionit.

Finalistet do jenë në pritje se cila prej Brazilit apo Holandës do e fitojë ndeshjen e së shtunës. Por, dy edicionet që përjashtohen janë pikërisht ato të vitit 1986 dhe 1990, kur në finale ka shkuar pikërisht Gjermania dhe Argjentina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat