Sabella “braktis” Argjentinën

Sporti

Sabella “braktis” Argjentinën

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 18:57

Alejandro Sabella nuk do të jetë më trajneri i Argjentinës në përfundim të Botërorit, pavarësisht nëse kombëtarja albiceleste do të triumfojë ose jo në finalen me Gjermaninë.

Lajmin e bën të ditur menaxheri i trajnerit amerikano-jugor, Eugenio Lopez, i cili për sportiven e Buenos Airesit “Ole”, deklaroi se Sabella ka vendosur të lërë drejtimin e përfaqësueses në përfundim të kompeticionit edhe nëse arrin të udhëheqë vendin e tij drejt fitimit të titullit të tretë Botëror.

Sipas asaj që thekson Lopez, tekniku 60-vjeçar mendon se me përfundimin e kompeticionit përfundon dhe cikli i tij në krye të “La Seleccion”.

Sabella e mori drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës në vitin 2011 pas dështimit të Sergio Batista në “Copa America” me bardhëkaltërit që u eliminuan në çerekfinale nga rivalët e Uruguajit.

Në rast se Sabella do të fitonte finalen e “Maracana”, me shumë gjasa ai do të konsiderohet si trajneri më i madh i të gjitha kohërave në vendin e tij, pasi do të kujtohet për fitimin e titullit brenda në shtëpinë e rivalëve të urryer të Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat