Romario: Futbolli ynë drejtohet nga mafiozët

Sporti

Romario: Futbolli ynë drejtohet nga mafiozët

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 16:33

I gjithë populli i Brazilit e ka përjetuar rëndë humbjen me rezultat 7:1 të kombëtares së tyre nga Gjermania. Të gjithë janë të irrituar dhe japin kritika të panumërta në drejtim të futbollistëve dhe vet Federatës së Futbollit të Brazilit. Ish-sulmuesi i Brazilit (kampion bote në vitin 1994), Romario, tashmë një prej figurave politike në vend, largon barrën e fajit nga kombëtarja e zbritur në fushë kundër Gjermanisë, por lëshon vrer dhe akuza të ashpra ndaj fajtorëve të vërtetë që fshihen brenda mureve të federatës. “Dështimi ynë nuk lidhet me aspektin teknik apo taktik, pasi kriza e futbollit brazilian i ka rrënjët diku tjetër. Sot futbolli brazilian drejtohet nga një tufë të papërgjegjshmish dhe hajnash. Presidenti i federatës, Maria Marin, është një hajn, një partizan i diktaturës. Krahu i tij i djathtë, Marco Polo Del Nero, është një person që nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu, pasi u akuzua për krime kundër sistemit financiar. Prandaj, çfarë kërkoni ju nga kombëtarja kur futbolli ynë drejtohet nga këta mafiozë, që turpëruan një komb të tërë sivjet… Nëse duam ta harrojmë këtë turp, pas Botërorit duhet të ketë arrestime në federatë, pasi vetëm kështu mund të rilindim”, ka thënë Romario.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat