Miroslav Klose flet për finalen

Sporti

Miroslav Klose flet për finalen

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:58

E gjithë vëmendja është përqendruar te finalja e së dielës mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Një sfidë tepër tërheqëse ku mund të vendosen rekorde të tjerë.

Përfaqësuesja gjermane ka eliminuar Brazilin në gjysmëfinale dhe në fitoren e thellë 7 – 1 njërin nga golat e ka shënuar Miroslav Klose.

Sulmuesi 36 vjeçar vendosi një rekord të ri si shënuesi më i mirë historinë e Kupës së Botës. Ai arriti në kuotën e 16 golave duke kaluar Ronaldo.

Miroslav Klose (Futbollsti i Gjermanisë): “Jemi gëzuar me fitoren ndaj Brazilit, por tani vëmendja jonë duhet të jetë te Argjentina. Do të jetë një ndeshje tjetër, kjo është një finale dhe unë e di çdo të thotë të humbasësh një finale. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dh eta fitojmë ndeshjen”.

Miroslav Klose ka qenë pjesë e ekipit që 12 vjet më parë u mund në Tokio nga Brazili në finalen e Kupës së Botës. Kundërshtari tani është Argjentina një ekip që e ka mundur 24 vjet më parë në stadiumin “Olimpico” të Romës kur Gjermania fitoi titullin e tretë botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat