Xhaka pushimet i kalon në Turqi

Sporti

Xhaka pushimet i kalon në Turqi

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:53

Ylli i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, pas qëndrimit disa ditorë në Kosovë, ka zgjedhur Turqinë për t’i vazhduar pushimet.

Anëtari i skuadrës nga Bundesliga gjermane, Borussia Monchgladbach, ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ku shkruan se ndodhet për pushime në Turqi me familje.

Granit Xhaka pati paraqitje fantastike me Zvicrën në botërorin e Brazilit, ku njëherit u bë edhe futbollisti i parë nga Kosova që shënon në një kampionat botërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat