Galatasaray “shënjestron” Mario Balotellin

Sporti

Galatasaray “shënjestron” Mario Balotellin

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:40

Në Turqi janë akoma edhe më të sigurt se blerja e madhe e verdhekuqëve të Stambollit do të jetë pikërisht Mario Balotelli.

Vetëm pak ditë pas prezantimit të Cesare Prandelli-t si trajneri i ri i Galatasaray-it në Turqi janë akoma edhe më të sigurt se blerja e madhe e verdhekuqëve të Stambollit do të jetë pikërisht Mario Balotelli. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja turke “Fanatik”, skuadra e presidentit Unal Aysal do të hidhet në sulm për të firmosur me 23-vjeçarin italian, i cili prej kohësh po kërkon largimin e tij nga Milani. Por çfarë mendon Prandelli për sulmuesin pas Botërorit zhgënjyes që zhvilloi SuperMario me përfaqësuesen e kaltër? I pyetur për këtë çështje gjatë prezantimit të tij te klubi turk, ish trajneri i Italisë theksoi se Balotelli ka shumë talent por duhet të rritet ende për t’u shndërruar në një futbollist të madh.

Fjalë të qarta këto për sulmuesin nga ana e teknikut, i cili mund të mendojë ta transferojë atë në Stamboll për ta pjekur akoma edhe më shumë sifutbollist. Balotelli muajin e ardhshëm do të mbushë 24 vjeç dhe i ka ende mundësitë për t’u bërë një sulmues i madh dhe duke ditur këtë aspekt Prandelli mund ta dëshirojë transferimin e SuperMarios në “Turk Telekom Arena”. Megjithatë për ta lënë të lirë lojtarin e tij, Milani kërkon të paktën 25 milionë Euro, një shumë goxha e lartë për arkat e një klubi si Galatasaray dhe lidhur me këtë fakt drejtuesit e skuadrës turke mund të heqin dorë nga 23-vjeçari për t’i përqendruar të gjitha bateritë e tyre te Pablo Daniel Osvaldo një sulmues që Prandelli e pëlqen shumë pavarësisht se nuk e mori me vete në Botërorin e Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat