Argjentinë - Gjermani apo finalja e tretë në mes tyre

Sporti

Argjentinë - Gjermani apo finalja e tretë në mes tyre

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:26

Kombëtarja e Gjermanisë synon trofeun e katërt, ndërsa ajo e Argjentinës të tretin në histori të Kampionateve Botërore në futboll. Dy kombëtare me futbollistë të dëshmuar dhe secili mund ta vendosë edhe fatin e ndeshjes. Lionel Messi udhëheq anijen argjentinase dhe në anën tjetër, Thomas Muller, është prej më të rrezikshmëve të gjermanët. Një finale që pritet me interesim të madh anembanë botës dhe që të dhurojë një spektakël të njëmend. Për të tretën herë Gjermania dhe Argjentina do të luajnë finalen e një Botërori, duke u bërë dhe sfida më e luajtur deri tani në këtë fazë. Për herë të parë këto dy kombëtare u ndeshen në 1986 në Meksikë. Atëbotë Gjermania ngadhënjeu me rezultat 3:2, ku ishte pjesë e saj Diego Armando Maradona. Maradona me shokë atëkohë u shpallën kampion bote. Pas katër viteve (1990), Kampionati Botëror mbahej në Itali dhe sërish në finale këto kombëtare. Në stadiumin e famshëm “Olimpico të Romës”, Gjermania e Beckenbauerit fitoi me rezultat 1:0 duke vendosur dhe yllin e tretë në fanellë. Andreas Brehme, ishte kreator i fitores me golin që realizoi nga penallti në minutën e 85-të. Me një fjalë, në dy finalet secila e ka mundur njëra tjetrën, por me 13 korrik në “Maracana” te Rio De Jainero, cila do ta fiton titullin e kampionit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat