Cili nga shqiptarët luajti më shumë, e kush më pak minuta në Botëror ?

Sporti

Cili nga shqiptarët luajti më shumë, e kush më pak minuta në Botëror ?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2014 Në ora: 16:09

Edicioni i 20-të i Kampionatit Botëror – “Brazili 2014” në futboll, do të mbahet mend përgjithmonë se ishte një kampionat i shkëlqyeshëm për shqiptarët që luajtën për kombëtaret e ndryshme evropiane. Kampionat më më së shumti minuta lojë për shqiptarët ose që realizuan edhe më së shumti gola. Shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë u ndien krenarë për paraqitjen e patriotëve tanë, si: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili për Zvicrën, Shkodran Mustafi për Gjermaninë dhe Adnan Januzaj për Belgjikën. Shaqiri apo siç quhet “xhuxhi magjik” ose Messi i Alpeve ishte realizatori më i mirë shqiptar në histori të kësaj ngjarje më të madhe dhe i renditur në FIFA në mesin e 50 legjendave botërore për het-trik-un e tij. Mesfushori nga Kosova shënoi het-trikun e parë shqiptarë në Kupën e Botës. Tri herë “shpoi” portën e Hondurasit dhe vet e mundi me 3:0. Ai ka pasur më së shumti minuta. Shaqiri, Behrami e Xhaka luajtën gjithë ndeshjen, ndërsa Mehmedi futet në 45 minutat e fundit në fitoren 2:1 ndaj Ekuadorit. Mehmedi futet në histori si shqiptari i parë që shënoi golin e parë në Kampionatin Botëror pikërisht ndaj Ekuadorit. Shaqiri, Xhaka, Mehmedi luajtën krejt ndeshjen me Francën, ndërsa Behrami u zëvendësua nga Xhemaili menjëherë në pjesën e dytë. Këtë ndeshje e humbën me 5:2 por bien dy gola shqiptarë: Xhemaili e Xhaka. Behrami, Mehmedi, Xhaka e Shaqiri titullarë me Hondurasin. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 87- të nga Xhemaili dhe Xhaka në at të 77-të. Shaqiri e Behrami luajtën 120 minuta ndaj Argjentinës (ku humbën me 1:0) dhe Xhaka 66 minuta, kurse Mehmedi u paraqit 113 minuta, ku u ndërrua nga Xhemaili. Shaqiri luajti gjithsej 387 minuta, ndërsa Behrami 345 minuta, Mehmedi 338 minuta, Xhaka 323 minuta dhe Xhemaili 55 minuta ose gjithsej 1448 minuta për Zvicrën. Mbrojtësi i djathtë shqiptar, Shkodran Mustafi, do të jetë shqiptari i dytë që do të stoliset me medalje në Kampionatin Botëror. Ai me Gjermaninë do të fiton medaljen e artë ose të argjendtë, pasi që janë në finale me Argjentinën. Mustafi në ndeshjen e të tetës së finales pësoi lëndim në ballafaqim me Algjerinë (ku fituan pas 120 minutave me 2:1) dhe u detyrua ta lëshoi fushën! Ky lëndim ishte i kobshëm dhe e lë jashtë fushës. Mustafi është shqiptari i parë në histori që veshi fanellën e gjigantit botëror, Gjermanisë, ndryshe tri herë kampion i botës. Mustafi për tri ndeshje pati gjithsej 132 minuta! Ai luajti në 17 minutat e fundit (73’) në fitoren 4:0 ndaj Portugalisë, u paraqit sërish si zëvendësues, në 45 minutat e fundit në barazimin 2:2 me Ganën dhe titullar për 70 minuta në fitoren ndaj Algjerisë. Adnan Januzaj, talenti më i madh shqiptar, luajti një ndeshje për Belgjikën, e cila është eliminuar në çerekfinale. Shqiptari nga Kosova u paraqit në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve dhe luajti titullar për 60 minuta ndaj Koresë së Jugut, e cila përfundoi 1:1. Të shtatë shqiptarë në përgjithësi patën 1640 minuta dhe realizuan gjashtë gola. Shaqiri tri gola, Mehmedi, Xhaka e Xhemaili nga një dhe vetëm një karton i verdhë. Xhaka u ndëshkua në minutën e 36-të ndaj Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat