Një arbitër uzbek për finalen?!

Sporti

Një arbitër uzbek për finalen?!

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:55

Me shumë mundësi arbitri që do të fitojë të drejtën për të gjykuar këtë superpërballje pritet të jetë uzbeku Ravshan Irmatov.

Nuk është as Nicola Rizzoli e as Howard Web favoriti i madh për të gjykuar finalen e kësaj Kupe Bote mes Gjermanisë dhe Argjentinës që do të zhvillohet këtë të dielë në mitikun Maracana, pasi me shumë mundësi arbitri që do të fitojë të drejtën për të gjykuar këtë superpërballje pritet të jetë uzbeku Ravshan Irmatov. Të gjithë mendonin se mundësia për të drejtuar ndeshjen finale do ti jepej italianit Nicola Rizzoli ose anglezit Howard Web që drejtoi edhe finalen e katër viteve më parë në Afrikën e Jugut mes Spanjës dhe Holandës megjithatë edhe pse asgjë nuk është vendosur ende shanset e këtyre dy xhaketave të zeza për të gjykuar finalen e Maracanasë janë pothuajse minimale.

Vendimet aspak korrekte që mori në çerekfinalen mes Brazilit dhe Kolumbisë kanë përshjashtuar nga lista e kandidatëve edhe spanjollin Velasco Carballo i cili sipas të gjitha gjasave do të përcaktohet arbitër i katërt nga FIFA. Performancat e 36-vjecarit Iramtov kanë bindur drejtuesit e qeverisë së futbollit Botëror për tia besuar atij gjykimin e kësaj superpërballjeje të paktën kështu bëjnë me dije media të ndryshme.

Në Brazil 2014 uzbeku ka gjykuar deri tani 4 ndeshje ku bie në sy sfida çerekfinale mes Holandës dhe Kosta Rikës, megjithatë besimi i madh që FIFA ka tek ai dallohet qartë te fakti se Irmatov ka drejtuar edhe 5 ndeshje në Botërorin që u zhvillua 4 vite më parë në Afrikën e Jugut ndërmjet tyre edhe çerekfinalen mes Argjentinës dhe Gjermanisë të cilën panzerat e fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat