Lorenzo: Fati nuk më ka buzëqeshur

Sporti

Lorenzo: Fati nuk më ka buzëqeshur

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:54

Gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për Jorge Lorenzon deri tani, megjithatë spanjolli është i vendosur t’i kthejë në drejtimin e duhur. Kanë kaluar tetë raunde nga sezoni 2014 dhe dy herë kampioni e gjen veten në pozicionin e pestë në renditje, pa asnjë fitore dhe me vetëm dy podiume. Për garën e radhës në Gjermani, edhe pse nuk ka shumë kujtime të bukura atje, Lorenzo mbetet optimist për shanset e Yamaha-s.

“Pas një gare zhgënjyese në Assen ku prisnim shumë më tepër, tani jam i përqëndruar te Cmimi i Madh i Gjermanisë. Sachsenring nuk është pista ime e preferuar, sidomos pas incidentit të vitit të shkuar, kur u përplasa sërish dhe pata probleme me klavikulën. Për shumë arsye, nuk ndihem me fat këtë sezon, por gjithsesi shikoj përpara për ta kthyer për mirë situatën. Motori është i fuqishëm dhe ndiej mbështetjen e skuadrës. Si gjithmonë përpiqem të qëndroj optimist, kurrë nuk dorëzohem”.

Ndërkohë shoku i tij i skuadrës nuk mund ta fshehë buzëqeshjen nga fytyra për rinovimin që do ta mbajë te Yamaha deri në vitin 2016. Valentino Rossi tha se kjo kontratë është shumë e rëndësishme, e priste prej disa javësh dhe tani që u bë realitet, ndihet jashtëzakonisht i lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat