Robben: Kjo humbje dhemb, unë jam i zhgënjyer

Sporti

Robben: Kjo humbje dhemb, unë jam i zhgënjyer

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:45

Arjen Robben është shumë i zhgënjyer që nuk arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit botëror. Por, ylli i Bayern Munichut thotë se është krenar për ekipin e Holandës.

Holanda nuk arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit botëror. Tulipanët pësuan nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo disfatë e ka mërzitur shumë Arjen Robbenin. Megjithatë, ylli i Bayern Munichut thotë se është krenar për ekipin e Holandës.

“Mos arritja në finale dhemb. Është shumë zhgënjyese. Është shumë e vështirë për të dhënë një opinion , sepse unë jam shumë i zhgënjyer”, deklaroi Robben.

"Unë jam shumë krenar për këtë ekip, sepse ai është shumë i ri. Nuk është koha për të folur për të ardhmen, por unë jam shumë krenar ", përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat