FIFA pezullon Federatën Nigeriane të Futbollit

Sporti

FIFA pezullon Federatën Nigeriane të Futbollit

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 23:18

Një vend me probleme të theksuara fetare, politike dhe ekonomike. Po flasim për Nigerinë që pavarësisht pengesave të mëdha, ka arritur të shkëlqejë në Botërorin e Brazilit.

Një vend me probleme të theksuara fetare, politike dhe ekonomike. Po flasim për Nigerinë që pavarësisht pengesave të mëdha, ka arritur të shkëlqejë në futboll madje një gjë të tillë e bëri edhe në Botërorin e Brazilit, pavarësisht tensionit dhe fërkimeve mes federatës dhe lojtarëve të kombëtares. Tashmë, një tjetër telash i shtohet listës së gjatë të problemeve të futbollit nigerian pasi FIFA ka pezulluar për një afat të pacaktuar Federatën Nigeriane të Futbollit nga çdo aktivitet ndërkombëtar për shkak të interferencës së qeverisë në punët e institucionit më të lartë drejtues të futbollit.

Vendimi vjen pas shkrirjes se komitetit ekzekutiv nga qeveria dhe arrestimit të kreut të federatës. FIFA e ka publikuar vendimin në faqen e saj zyrtare, ku shpreh shqetësimin për situatën kaotike të krijuar pas vendimit të qeverisë për të bllokuar çdo funksion të federatës. Institucioni më i lartë i futbollit botëror shton gjithashtu se kombëtarja dhe klubet nigeriane nuk do të kenë mundësi të luajnë ndeshje zyrtare si në nivel rajonal deri në momentin që kjo çështje të marrë një zgjidhje të kënaqshme për FIFA-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat