Selmani merr timonin e Dritës

Sporti

Selmani merr timonin e Dritës

Nga: K.Goca Më: 9 korrik 2014 Në ora: 22:39

Agron Selmani është emëruar kryetrajner i ri i Dritës nga Gjilani, anëtar i Raiffeisen Supeligës së Kosovës në futboll. Në edicionin që e lamë Drita ishte udhëhequr nga Bekim Isufi, pas largimit të tij përkohësisht ekipi u drejtua nga Afrim Shahini. Selmani ka qenë trajner i shumë skuadrave deri më tash, si: Ulpiana e Lypjanit, Gjilani, Ferizaj, Llamkos Kosova nga Vushtrria etj. Misioni i tij është me një punë profesionale të bëjë një ekip sa më kompakte për edicionin e ri. "KF Drita është në proces të reformave strukturore, organizative dhe profesionale. Qëllimi është që sezonin 2014/15 të kaloj këtë proces me ambicie të mos jetë në grupin e klubeve që do të luftojnë për ekzistencë dhe ambiciet do të përpunohen edhe gjate sezonit varësisht prej startit dhe rezultateve. Parimisht jemi marr vesh për një vitë me mundësi vazhdimi", tha Selmani për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat