Cesar: Një humbje e pashpjegueshme

Sporti

Cesar: Një humbje e pashpjegueshme

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:48

Një humbje e pashpjegueshme, që as që mendohej para kësaj gjysmëfinaleje.

Një humbje e pashpjegueshme, që as që mendohej para kësaj gjysmëfinaleje. Julio Cesar gjunjëzohet para madhështisë së kombëtares gjermane, që sipas gardianit të Selecaos e meritoi plotësisht kualifikimin, edhe pse rezultati është ndoshta disi i ekzagjeruar. 34-vjeçari pranon edhe përgjegjësinë e tij për këtë ndeshje tejet të dobët të Brazilit, por në fund falenderon publikun e zjarrtë vendas për mbështetjen që i ka dhënë formacionit të Luis Felipe Scolarit.

“Sinqerisht është shumë e komplikuar për të shpjeguar një gjë të tille. Të shpjegosh diçka të pashpjegueshme. Duhet te pranojmë futbollin e madh te gjermanëve. Deri në golin e parë gjithçka po shkonte mirë i gjithë populli ynë ishte me ne, është një dëshpërim shumë i madh. Ishte një tip “black out”. I uroj më të mirat futbollit gjerman dhe ne duhet të shkojmë në shtëpi tek familjet tona ti përqafojmë ato. Na mbetet një hidhërim i madh. Unë mbaj përgjegjësitë e mia dhe do preferoja një humbje 1-0 mbase edhe me gabimin timin sesa këtë rezultat. Po kalojmë një moment të veshtirë, megjithatë falenderoj Zotin qe mu dha mundesia të luaj një Kupë Bote në Brazil. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën një nga një, pasi jam i sigurt se do të arrijmë të ringrihemi nga ky moment”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat