Sanchez shumë pranë Arsenalit

Sporti

Sanchez shumë pranë Arsenalit

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:07

Alexis Sanchez do të jetë një futbollist i Arsenalit. Zyrtarizimi i sulmuesit kilian me topçinjtë është vetëm çështje orësh, pasi Barcelona u ka hapur dritën jeshile përfaqësuesve të lojtarit për të diskutuar detajet e fundit të kontratës me klubin londinez. Menaxheri i tij Fernando Felicevich, ndodhet në kryeqytetin anglez dhe pret që 25-vjeçari ta ndjekë nga pas për t’iu nënshtruar menjëherë vizitave mjekësore dhe më pas të prezantohet nga trajneri Arsene Wenger.

Transferimi do të realizohet për shumën e 38 milionë Eurove, me një kontratë 4-vjeçare në bazë të së cilës Sanchez do të përfitojë 6 milionë Euro në sezon. Me paratë e përfituara nga shitja e kilianit Barcelona do të siguronte një pjesë të rëndësishme të parave për blerjen e Luiz Suarez nga Liverpooli. Sanchez u ble tre vite më parë nga Udinese, por gjatë periudhës që u aktivizua me katalanasit nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të Barcelonës. Ai ka shënuar 39 gola në 88 ndeshje me fanellën blaugrana, me një mesatare më pak se 1 gol në dy ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat