Për tri ditë më radhë në shtëpinë e kulturës është hapur ekspozita e klubit të karatesë modern Kastrioti nga Ferizaj. Shumë fotografi të kohës së viteve 1978 e deri më sot. Në sy bien fotografitë të kohës më të vështirë që kaloi shteti i Kosovës pikërisht të viteve 90-ta. Fotografi të ngjarjeve të ndryshme e të mëdha dhe në rrafshin ndërkombëtar të këtij klubi që ishte si kombëtare, ku atëbotë solli një mori medalje e trofe. Fotografi që flasin më shumë se një mijë fjalë, pasqyronin aktivitetin e pasur të një klubi që u themelua në vitin 1978 nga prof. Fahri Mahalla. 36 vjet të ekzistimit, të mundit e sakrificës, lundrojë me sukses të madh me gjithë barrierat që pati nga pushtuesit serb. Fahri Mahalla, një arkitekt i madh, me punën e tij të vyeshme, me një fanatizëm të pashoq krijoi një klub shembullorë. Fahriu e lidhi besën besë me vëllezërit e tij, që të gjithë me karate, secili më i shkathët dhe më i mirë se tjetri. KKM Kastrioti ishte halë në sy për regjimin serb por kurrë nuk u ndalën me aktivitetet e tyre. Në vitet e 90-ta ndërtuan sallën e improvizuar në shtëpinë e tyre, ku sportet luftarake zhvilluan aktivitetet e Republikës së Kosovës dhe i thanë jo aktiviteteve me Serbinë. Fahriu me vëllezërit e tij: Ganiu, Rexha, Syla, Hakiu, Nebiu, Halili, treguan vendosmëri në misionin e tyre.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)