Pse Fazliu nuk udhëtoi në Moldavi?

Sporti

Pse Fazliu nuk udhëtoi në Moldavi?

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:01

Futbollisti ferizajas, Astrit Fazliu, anëtar i skuadrës shqiptare, Shkëndija nga Tetova, fatkeqësisht nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit të tij drejt Moldavisë. Jo me fajin e tij, por shkaku i pasaportës së Republikës së Kosovës, që çuditërisht nuk njihet nga Moldavia. Faktikisht Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, por e habitshme është një sjellje e paprecedent e autoriteteve moldave. Sulmuesi nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit të Shkëndisë në ballafaqimin e kthimit që luhet të enjten në orën 19.00, kundër Zimbru Chisinau. Shkëndija ndeshjen e parë e pati fituar me rezultat 2:1 dhe synon me një barazim eventual të shkojë më tutje në Europa League. “Shumë keq që nuk munda të udhëtoje me ekipin në Moldavi shkak i pasaportës që nuk njihet nga shteti moldav. Suksese ekipit, shpresoj të kalojmë tutje”, ka shkruar Fazliu në profilin e tij të rrjetit social në, Facebook. Fazliu e ka përjetuar shumë rëndë por shpreson se e shokët e tij do të ia dalin që ta mënjanojnë ekipin moldav. Një problem të tillë edicionin e kaluar e ka pasur edhe anëtari i kombëtares së Kosovës, Kristian Nushi,i cili nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij, St Gallen në ndeshjen ndërkombëtare me Rubin Kazanin. Sepse atij nuk iu lejua të hyjë në Rusi me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat