Mesazhi i Ronaldos për vdekjen e Di Stefanos

Sporti

Mesazhi i Ronaldos për vdekjen e Di Stefanos

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 09:11

Mesazhi i Ronaldos për vdekjen e Di Stefanos Cristiano Ronaldo i është bashkuar figurave të shumta që janë duke shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e legjendës së Real Madridit dhe ish futbollistit të madh, Alfredo di Stefano.

Sulmuesi i Real Madrid ka shprehur ngushëllimin e tij për vdekjen e një futbollisti që la gjurmë të mëdha në këtë sport. Ai shkroi në Facebook: Kjo është një ditë shumë e trishtuar. Për mua, për të gjithë Madridistat, për botën e futbollit.

Don Alfredo na la, por jo edhe shpirtin e tij.
Kujtimi i tij do të zgjasë përgjithmonë në zemrat tona, sepse legjendat nuk vdesin. Faleminderit për gjithçka dhe u prehsh në paqe Maestro, shkroi Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat