FIFA nuk e fal Thiago Silvën

Sporti

FIFA nuk e fal Thiago Silvën

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 00:50

FIFA shuan edhe ato pak shpresa që kishte Brazili për praninë e kapitenit Thiago Silva në gjysmëfinalen me Gjermaninë.

FIFA shuan edhe ato pak shpresa që kishte Brazili për praninë e kapitenit Thiago Silva në gjysmëfinalen me Gjermaninë. Qëndërmbrojtësi i Selesaos u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën çerekfinale me Kolumbinë duke humbur kështu mundësinë për të luajtur përballë panzerave. Qeveria e futbollit botëror hodhi kështu poshtë apelimin e Federatës Braziliane të Futbollit e cila në raportin e saj dërguar FIFA-s e cilësonte si të paqëllimshme ndërhyrjen e 29-vjeçarit ndaj portierit të Kolumbisë Ospina, duke lënë në fuqi kartonin e verdhë në dëm të Thiago SIlvës.

Ndërkohë në mbledhjen e radhës FIFA mori një vendim edhe sa i përket ndërhyrjes së ashpër të Juan Camilo Zunigas ndaj Neymar me këtë të fundit që u dëmtua në shtyllën kurrizore duke humbur pjesën e mbetur të Botërorit. Komisioni i Disiplinës në FIFA vendosi të mos aplikojë asnjë ndëshkim në dëm të mbrojtësit kolumbian pasi sipas tyre faulli i Zunigas nuk u pa nga arbitri kryesor dhe në bazë të rregullores 28-vjeçari i Los Cafeteros nuk mund të dënohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat