Adnani mllefoset me trajnerin, i bie pishman që zgjodhi Belgjikën?

Sporti

Adnani mllefoset me trajnerin, i bie pishman që zgjodhi Belgjikën?

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:43

Adnan Januzaj ka shprehur mllefin e tij me përzgjedhësin belg, Marc Wilmots, pas sfidës kundër Argjentinës. Adnani injoroi urdhrat e Wilmots, duke mos u takuar me bashkëlotarët e tij.
Futbollisti nga me origjine nga Kosova, Adnan Januzaj, është shprehur tejet i mllefosur me përzgjedhësin e Belgjikës, Marc Wilmots.

Pas ndeshjes kundër Argjentinës, Adnani shprehi nervozën e tij që nuk luajti në këtë takim, duke injoruar urdhrat e Wilmots.

Januzaj shkoi një orë më parë te makina, për t’i pritur atje bashkëlotjarët e tij, duke mos shkuar fare në zhveshtore e as në hotel.

Një veprim i tillë i Januzajt mund të cilësohet si fakt që ai gaboi dhe tani është pishman që zgjodhi të luante me Belgjikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat