A do të përfitojnë gjermanët nga mungesat që ka Brazili?

Sporti

A do të përfitojnë gjermanët nga mungesat që ka Brazili?

Nga: K.G. Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:41


Emocione e ankth anembanë botës sportive para dy sfidave të mëdha të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror në futboll. Të gjithë me sy e vesh të drejtuar nga dy ndeshjet: Brazili-Gjermania dhe Holanda-Argjentina. Finalja e madhe zhvillohet me 13 korrik në stadiumin “Maracana” në Rio de Jainero. Ballafaqimi i nesërm në orën 22.00 i gjysmëfinales në mes Brazilit dhe Gjermanisë, është sfidë sikur finale. Në stadiumin “Mineirao” në Belo Horizonte, do të jetë një shfaqje spektakolare në mes dy gjigantëve. Brazili që fituar pesë herë Kupën e Gjermania tri herë deri më tash. Brazili do të jetë në siklet, sepse i mungon sulmuesi më i mirë Neymar, po ashtu edhe mbrojtësi i dëshmuar Thiago Silva, për shkak se ka kartona. Andaj, a do të përfitojnë gjermanët nga këtë mungesa që kanë “Kariokët”? Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachim Low, e di fare mirë se Brazili ka individë të mirë dhe që mund të shpërthejnë më momente të caktuara. “Brazili nuk luan futbollin e tij tradicional, me atë stil artistik që të gjithë e njohim. Sigurisht që brazilianët kanë në përbërje lojtarë teknikë, por sot luajnë një futboll më fizik dhe më të fortë. Kërkojnë ta shkatërrojnë sulmin e kundërshtarëve dhe nga ky moment të ndërtojnë”, tha Low, i cili shpreson se gjyqtari do të jetë më rigoroz. “E kam ndjekur me kujdes takimin Brazil – Kolumbi dhe pashë që kishte ndërhyrje të ashpra nga të dy ekipet. Kishte faulle për të shkatërruar lojën dhe jo dyluftime për të fituar topin. Thjesht synohej të ndërpritej loja. Shpresoj që në gjysmëfinale gjyqtari të jetë më i ashpër duke marrë masat përkatëse”, tha Low. Sa i përket mungesës së Neymarit, tha: “Mendoj se Brazili do të jetë më i vështirë për t’u mundur pa Neymarin. Pa dyshim që ai është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por para kësaj fatkeqësie, shokët e tij të skuadrës do të jenë më të bashkuar”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat