Kampi nacional - më rëndësi

Sporti

Kampi nacional - më rëndësi

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:46


Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot u bë hapja e kampit edukativ nacional për grup-moshën U-15, që është kampi i pestë me radhë e ku po marrin pjesë 144 futbollistë nga 7 rajone të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, foli për rëndësinë e këtij kampi dhe për angazhimin e FFK-së për grup-moshat e reja. FFK-ja do të bëjë çmos që të krijohen mundësi dhe kushte për zhvillimin e të gjitha grup-moshave e veçmas U-15 që llogariten edhe themelet e një përfaqësueses të një shteti. Në kamp po marrin pjesë edhe futbollistë U-15 nga diaspora. Para ditë janë zhvilluar 2 ndeshje, ndërmjet Prishtina 1-Prizreni dhe Prishtina 2-Mitrovica. Ndërkaq pas dite do të zhvillohen edhe tri ndeshje dhe do të takohen: Peja-Gjilani, Ferizaj-Gjakova dhe Prishtina 1-Prishtina 2. Kampi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e kryetarit të shoqatës së Trajnerëve Ajet Shosholli, përzgjedhësit të përfaqësueses “A” të Kosovës, Albert Bunjaku, ndihmësve të tij Muharrem Sahiti dhe Ahmet Beselica si dhe trajnerëve të rajoneve të futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat