Messi i frymëzuar, e do finalen

Sporti

Messi i frymëzuar, e do finalen

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 19:04


Argjentina me mund të madh ka arritur deri në gjysmëfinale dhe në asnjë ndeshje nuk ka fituar më shumë se një gol epërsi. Argjentinasit është pritur të shënojnë fitore më bindëse sidomos në fazën e grupeve, çpor të gjitha i fitoi me rezultat minimal.a Argjentina ishte në grupin F, e cila startoi me fitore 2:1 ndaj Bosnjës, ndërsa mezi mundi me 1:0 Iranin dhe së fundi me 3:2 Nigerinë dhe zënë vendin e parë me 9 pikë. Ata në të tetën e finales eliminuan Zvicrës pas 120 minutave lojë, duke e mundur me 1:0 dhe e cila fitore ishte më shumë e fatit se sa e merituan kalimin më tutje. Edhe në çerekfinale është parë një Argjentinë e mirë por jo edhe të fitojë bindshëm, e cila eliminoi me 1:0 Belgjikën. Më 9 korrik, në orën 22.00, argjentinasit kanë përballë një fuqi evropiane, Holandën. Lionel Messi e do finalen e madhe dhe të fitojnë edhe trofeun e tretë në histori të kësaj kombëtare. “Tashmë e kemi arritur objektivin tonë të parë që ishte kalimi në gjysmëfinalet e Botërorit. Por pavarësisht kësaj nuk dëshirojmë të ndalemi këtu. E kemi shijuar në maksimum kualifikimin në raundin e katërt më të mirave dhe tani e gjithë vëmendja jonë shkon te sfida radhës përballë Holandës”, tha Messi, i cili shpreson të jetë në formën më të mirë me bahskëlojtarë që të realizojnë ëndrrën e tyre. “Kundër Belgjikës kemi vrapuar më shumë se në çdo takim tjetër. Është e vërtetë që nuk krijuam aq shumë raste saç kemi bërë në sfidat e mëparshme, megjithatë, nuk duhet harruar fakti që përballë kishim një skuadër shumë të fortë. Mua personalisht mu desh të luaja në një tjetër mënyrë dhe për këtë arsye duhet të vrapoja edhe më shumë, aq sa kur topi mbërrinte në këmbët e mia isha shumë i lodhur, megjithatë, pavarësisht këtyre vështirësive jam i lumtur për atë që dhamë në fushën e lojës pasi mbi të gjitha tashmë jemi duke luajtur si një skuadër e vërtetë”, ka thënë Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat